“Mogli” i jetës reale, ofron kurse mbijetese në pyll

Ndryshe

“Mogli” i jetës reale, ofron kurse mbijetese në pyll

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 07:49
Guido Camia

Të jetosh në shekullin e 21-të, por si një neandertal dhe sigurisht që për këtë të duhet një praktikë.

Guido Camia është “njeriu modern i shpellës” dhe është i gatshëm të ofrojë kurse si të ndizni zjarrin me mjete rrethanore, të mbijetoni me një dietë insektesh apo se si të ndërtoni një strehë në pyll.

37-vjeçari është me profesion kuzhinier, por ky profesion duket se nuk është aspak për të.

Tani ai jeton duke ofruar kurse mbijetese në epokën e gurit në Alpet italiane.

Për një çmim fillestar prej 80 eurosh për person për një natë, kursi bazë përfshin akomodimin në një strehë.

“Unë u tregoj atyre si jetuan neandertalët, çfarë hëngrën, si ndezën zjarrin, si e përdornin një shtizë.

Unë u tregoj atyre se si të përdorin pajisjet bazë për të gatuar”, thotë italiani që ka “braktisur” jetën moderne për atë të neandertalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat