Vezët e ziera në mikrovalë ia verbuan syrin

Ndryshe

Vezët e ziera në mikrovalë ia verbuan syrin

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 19:23
Bethany Rosser

Një 22- vjeçare ka mbetur e verbër në njërin sy, pasi dy vezët që i kishte futur në mikrovalë  për t’i zier i kanë shpërthyer në fytyrë.

Bethany Rosser ishte duke gatuar mëngjesin të martën e kaluar kur pësoi djegie të tmerrshme të fytyrës, ajo kishte lexuar në internet se mund të ziente vezë në mikrovalë por pas veprimit ajo pësoi dëmtime të rënda në sy.

Sipas udhëzimeve që lexoi, e reja mori dy vezë i vendosi në një enë me ujë, u hodhi dhe kripë dhe i futi në mikrovalë duke e planifikuar për 6 minuta. Sapo u bë koha ajo hapi mikrovalën, por ato i shpërthyen në fytyrë duke i shkaktuar verbim të syrit të djathtë dhe djegie në fytyrë. Pas këtij incidenti ajo ka bërë apel që askush të mos e provojë në shtëpi ose do të përfundojnë si Bethany.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat