10 detajet misterioze të Titanikut që do t’iu lënë gojëhapur

Ndryshe

10 detajet misterioze të Titanikut që do t’iu lënë gojëhapur

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 18:29
Titaniku

1. Në mbrëmjen e 14 prillit, kur anija goditi një akullnajë, udhëtarëve në klasën e parë iu shërbye darka që përfshinte stridhe (kërmill deti), salmon i zier, let viçi, qengj me salcë e nenexhik, çokollatë e shkrirë dhe puding. Çdo pjatë shoqërohej me lloje të ndryshme vere, pije alkoolike dhe puro ose cigare të shtrenjta.

2. Në Titanik ekzistonte edhe gazeta ditore e anijes, ‘The Atlantic Daily Bulletin’, që përfshinte lajmet e fundit nga bursa, rezultatet e garave të kuajve dhe thashethemet e shoqërisë së lartë. Të gjitha lajmet transferoheshin me telegraf dhe pastaj shtypeshin në anije.

3. Titanik ishte i pajisur me shumë pajime luksi, si hamam turk, bibliotekë, dhomë skuosh dhe pishinë me ujë të ngrohtë. Gjithashtu, anija posedonte edhe një sallë operacioni, të pajisur me pajisje për operacione të ndërlikuara.

4. Në bordin e anijes ndodheshin disa prej njerëzve më të pasur dhe më të njohur në botë megjithëse munguan dy persona të rëndësishëm. Financieri J.P. Morgan dhe prodhuesi i famshëm i çokollatave, Milton S. Hershey, edhe pse i kishin nxjerrë biletat, në momentin e fundit e anuluan udhëtimin.

5. Gati një muaj pas përmbytjes, aktorja Dorothy Gibson, e cila i mbijetoi katastrofës, interpretoi në lmin pa zë “E Shpëtuar nga Titaniku”, ku përshkroi rrëmin e saj personal. Ishte ky lmi i parë, nga dhjetëra të tjerë që përshkruan fatin e anijes.

6. Muzeu i Titanic, në Boston, është më i madhi që i dedikohet tragjedisë. Ai posedon një koleksion të rrallë, që përfshin barkat e shpëtimit, amurin britanik të anijes, menynë e darkës, qilimi që ishte shtruar për udhëtarët e klasës së parë, letra e kartolina që udhëtarët kishin marrë me vete në bord, një kambanë që ishte vendosur në kuvertën e anijes, etj.

7. Sipas gazetës britanike “The Mirror”, së fundmi është gjetur violina që i përkiste krye muzikantit të grupit muzikor në kuvertën e anijes, që bëri muzikë deri në çastet e fundit para përmbytjes. Tashmë po bëhet ekspertiza e nevojshme për verikimin e vërtetësisë së saj. Nëse del se violina vërtet është marrë nga fundi i detit, ajo mund të vlejë disa dhjetëra miliona dollarë.

8. Ish-shtëpia e të mbijetuarës më të njohur, Margaret Braun, në Denver, është shndërruar në muze. Pas përmbytjes së Titanic, ajo bë e famshme si “e papërmbytshmja Moli Braun”. Në lmin me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet,Braun ishte gruaja e vetme që luftonte me një marinar dhe që në fund ia doli të
kthente një barkë për të marrë të mbijetuarit në det, përfshirë këtu edhe heroinën e lmit, Rose. Shume pak persona e dinë se kjo ishte ngjarje e vërtetë.

9. E mbijetuara e fundit e Titanikut vdiq në vitin 2009. Millvina Dean ishte nëntë vjeç në kohën e tragjedisë. Ajo vdiq në moshën 106-vjeçare, disa muaj pasi që DiCaprio dhe Winslet u zotuan që të paguanin shpenzimet për trajtimin e saj.

10. Shumë burime pretendojnë se kënga që grupi muzikor në Titanic interpretoi para fundosje së anijes ishte “Afrohu o Zot Tek Unë”. Mirëpo, gjatë një interviste për ‘The New York Times’ (në vitin 1992), Harold Bride, i vetmi muzikant i mbijetuar i grupit, deklaroi se kënga e fundit ishte “Marshi i Vjeshtës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat