Nigeriania rrah brutalisht 10-vjeçarin dhe e mbyll në kafaz me qentë, pas publikimit të pamjeve arrestohet nga policia

Ndryshe

Nigeriania rrah brutalisht 10-vjeçarin dhe e mbyll në kafaz me qentë, pas publikimit të pamjeve arrestohet nga policia

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 07:36
Pamje nga video

Në Lagos të Nigerisë është arrestuar një grua që është filmuar duke rrahur brutalisht një djalë 10-vjeçar, të cilin më pas e mbylli në një kafaz me qentë, raporton CNN.

Ajo është arrestuar pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ka njoftuar policia nigeriane. Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se kishin analizuar në detaje pamjet, dhe fal tyre kanë gjetur 24-vjeçaren e cila u prangos

 “Në video shihet qartë se si rrah brutalisht djaloshin 10-vjeçar, që më pas e mbyll në një kafaz brenda të cilit ishte qentë. Ajo ka pranuar se është personi që shfaqet në video dhe djaloshin të cilin e rrah e ka të afërm, që kishte shkuar për të jetuar me të pasi kishte humbur të dy prindërit”, ka njoftuar zëdhënësja e policisë nigeriane Bala Elkan.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur dy javë më parë, ndërkaq gruaja në video do të qëndrojë në paraburgim deri në marrjen e një vendimi. E djaloshi është vendosur në një strehimore të qytetit Lagos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat