I dashuri xheloz e gjuan me armë personin që ia ngacmoi të dashurën

Ndryshe

I dashuri xheloz e gjuan me armë personin që ia ngacmoi të dashurën

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 21:20
Pamje e shkeputur nga video

Një video po shpërndahet në rrjete sociale, ku shihet se si një person në qytetin Houston të SHBA’së, sulmon disa të tjerë në një pompë benzine pasi që njëri ia ngacmoi të dashurën.

Policia ende është në kërkim të sulmuesit, i cili u pa teksa largohet shpejtë nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetuesisë, i dyshuari dhe e dashura e tij ishin duke ecur në një pompë benzine gjatë orës 11:00 ndërkohë që dy persona të tjerë e kishin ngacmuar vajzën.

I dashuri i cili i veshur në rroba të zeza, së pari ishte kapur në mënyrë verbale me të tjerët, ndërsa gjatë argumentit ai futet në makinë dhe e nxjerr armën e tij me të cilën edhe i gjuan ata.

Për më shumë ndiqni pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat