Burri që dërgoi Zotin në gjykatë, dhe e dënoi - Bota Sot
Burri që dërgoi Zotin në gjykatë, dhe e dënoi

Ndryshe

Burri që dërgoi Zotin në gjykatë, dhe e dënoi

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 11:48
Anatoli Lunacharski

Me 17 janar të vitit 1918, regjimi i ri sovjetik e gjykoi Zotin. Ose kësisoj mendoi.

Një numër i të shtënave shkuan drejt qiellit për të përmbushur dënimin që Zoti e morri prej tribunalit revolucionar, i cili e shpalli vdekjen e Qenies Supreme.

Burri që e nisi dhe e organizoi këtë gjykim ishte Anatoli Lunacharski, që në atë kohë ishte komisar dhe bashkëpunëtor i Leninit. Ai e nisi një proces që zgjati pesë orë dhe që e dënoi Zotin “për krime kundër njerëzimit”.

Zoti kishte faj, për shumë njerëz që u paraqitën në gjykim. Zoti nuk kishte reaguar kur duhej, i kishte ikur përgjegjësive të tij. Procesin e përkahu edhe Lenini, Trotski, Zinovievi dhe Kamenevi.

Lunacharski kishte një miqësi të rëndësishme me gruan e Leninit, prandaj edhe e morri këtë hap absurd historik. Zoti u dënua, pa të drejtën e ankimit, dhe pas pesë orëvve në qiell u gjuajtën armët në drejtim të Zotit. Kjo edhe njihet në histori si dita kur Bashkimi Sovjetik e dënoi Zotin lart, për ‘gjenocid’.

Lunacharski ka lindur në Ukrainë ndërsa që i vogël kishte proklamuar kulturën marksiste. Ai vdiq në moshën 58 vjeçare, në vitin 1933. / KultPlus.com

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...