Edhe mushkonjat kanë ditën e tyre, ja çfarë shënon 20 Gushti - Bota Sot
Edhe mushkonjat kanë ditën e tyre, ja çfarë shënon 20 Gushti

Ndryshe

Edhe mushkonjat kanë ditën e tyre, ja çfarë shënon 20 Gushti

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 07:11
Ilustrim

Dita Botërore e Mushkonjave shënon datën kur u zbulua lidhja në mes të mushkonjave dhe sëmundjes së malaries.

Në këtë ditë të vitit 1897, u identifikua lidhja në mes të malaries dhe mushkonjave nga mjeku britanik Sir Ronald Ross.

Ai po ashtu zbuloi se mushkonja femër Anapheles ishte transmetuesja e sëmundjes. Në vitin 1902, Ross mori çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi.

Rreth 1 mijë e 500 raste të malaries raportohen çdo vit në SHBA. Shumica e këtyre rasteve janë udhëtarë apo emigrantë që hynë në vend nga pjesë të botës ku malaria është e zakonshme, përcjell KosovaPress.

Qëllimi i kësaj dite është të shtohet vetëdija rreth shkaktarëve të malaries, si dhe të mësohen mënyrat për ta ndaluar atë.

Duke ditur që mushkonjat bartin me vete edhe virusin e rrezikshëm Zika, kjo ditë bëhet edhe më e rëndësishme, të kuptohet rëndësia dhe nevoja e shmangies së kontaktit me mushkonjat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...