Skandal, nxënësit mbajnë radhë për t’u rrahur nga drejtori i shkollës - Bota Sot
Skandal, nxënësit mbajnë radhë për t’u rrahur nga drejtori i shkollës

Ndryshe

Skandal, nxënësit mbajnë radhë për t’u rrahur nga drejtori i shkollës

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 21:04
Pamje nga video

Aktet e dhunës në shkolla janë bërë shpesh temë e diskutimit, kudo në botë.

Një rast dhune i tmerrshëm dhe i paprecedent ka ndodhur së fundi në shkollën “Bopedi Bapedi” në Limpopo, qytet në afërsi të kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johanesburg.

Protagonist i ngjarjes është bërë drejtori i shkollës. Ai detyron nxënëit që të vijnë në radhë përpara tij dhe i rreh.

Drejtori shihet në pamje teksa ushtron dhunë mbi nxënësit, të cilët ishin vendosur në rresht përpara tij, raportojnë mediat e huaja.

Pasi pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe për to kishte shumë reagime, departamenti i Edukimit të Limpopo deklaroi se ndaj drejtorit kanë nisur hetimet dhe pritet që shumë shpejt të merren masa disiplinore.

“Drejtorit të shkollës i është dërguar një letër pezullimi paraprak nga detyra dhe është ngarkuar me sjellje të pahijshme për administrimin e ndëshkimit fizik me nxënësit. Pezullimi paraprak është që të mos afrohet me nxënësit pasi do të frikësohen nga prania e tij në ambientet e shkollës.”-thuhet në njoftimin e Departamentit të Edukimit në qytetin afrikano-jugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...