Ishulli i gjarpërinjve, keni vetëm një orë jetë

Ndryshe

Ishulli i gjarpërinjve, keni vetëm një orë jetë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 23:10
Ishulli i gjarpërinjve

Ishulli i gjarpinjve nuk është imagjinar, por një vend i vërtetë të cilin njerëzit e quajnë ashtu edhe pse njihet si Ilha de Queimada Grande.

Shtrihet rreth 30 kilometra larg bregdetit të Sao Paulo në Brazil, dhe nga ajri duket me një bollëk të bimësisë, një bregdet të bukur shkëmbor, të larë në diell dhe rrethuar nga uji i kristaltë.

Ideja e parajsës dhe një lokacioni ekzotik të pushimeve bie shpejt në ujë - pasi ishulli i gjarprit nuk u emërua për shkak të formës së tij, por pasi është shtëpia e gjarpërinjve më vdekjeprurës në botë – atje janë mijëra sish.

Image

Nuk ka vend në Tokë ku përqendrimi i gjarpërinjve helmues është më i lartë, thonë shkencëtarët.

Meqenëse sipërfaqja e ishullit është vetëm 0.45 kilometra katrorë - llogaritja është e qartë, atje jo vetëm që do ta shihni sigurisht gjarprin, por do të shihni qindra prej tyre për çdo metër.

Nuk është çudi që njerëzit nuk jetojnë në ishull, dhe e vetmja provë e ekzistencës njerëzore është një far i ndërtuar për të shmangur përplasjen e anijeve në brigje.

Sipas kanalit televiziv Smithsonian, në fillim të viteve 1900, një njeri i ngarkuar për farin jetonte në ishull. Sipas legjendës, ai dhe familja e tij nuk mbijetuan, pasi gjarpërinjtë hynë në shtëpinë e tyre përmes dritareve të hapura.

Gjarpërinjtë ushqehen kryesisht me zogj, por nëse kafshojnë njerëzit është e rëndësishme të dini se helmi i gjarprit të artë është madje pesë herë më i fortë se helmi i gjarprit nga kontinenti dhe do të keni vetëm një orë për të jetuar.

Kjo familje gjarpërinjsh është përgjegjëse për rreth 90 për qind të gjithë vdekjeve nga kafshimet në Brazil. Për shembull, nëse jeni kafshuar në kontinentin e Brazilit dhe nuk merrni ilaç, shkalla e vdekshmërisë është rreth 10 për qind.

Edhe me antidotin, shanset për vdekje janë rreth 3 për qind, dhe simptomat përfshijnë dështimin e veshkave, gjakderdhjen në tru dhe zorrë, dhe nekrozën e indeve të muskujve. Por këto vlejnë për kafshimet nga gjarpërinjtë e tokës - tani imagjinoni se çfarë bën helmi i gjarprit të artë pesë herë më i fuqishëm nga ishulli.

Image

“Këta gjarpërinj janë një vdekje veçanërisht e dhimbshme”, shpjegon biologu Bryan Fry, njëri nga pak studiuesit që guxuan të vizitojnë ishullin.

"Për çdo rast, do të vdisni duke bërtitur," shton ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat