Si shkoi në shkollë dhe si u kthye në shtëpi, foto e vajzës ‘pushton’ rrjetin

Ndryshe

Si shkoi në shkollë dhe si u kthye në shtëpi, foto e vajzës ‘pushton’ rrjetin

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 07:32
Lucie

Fotografia e një vajze të vogël të bërë para dhe mbas ditës së saj të parë të shkollës është bërë virale në internet.

Imazhi i këndshëm u shpërnda mijëra herë pasi nëna e publikoi në Facebook.

Lucie, nga East Renfrewshire, ishte e pastër dhe mjaft e rregullt kur doli nga shtëpia tha nëna e saj Jill.

Por deri në fund të ditës, ndërsa luante me shokët e saj, u kthye në shtëpi e “shkalafitur”.

Fotografia u pëlqye më shumë se 10.000 herë pasi Jill pranoi që një gazetë lokale ta publikonte në faqen e saj.

"Ajo absolutisht e do shkollën dhe kjo ishte dita e saj e parë në P2, por ajo gjithashtu pëlqen të bëjë gjëra të reja. Lucie me shumë siguri ka kaluar një ditë të këndshme,”-shtoi Jill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat