Kompania që i paguan punëtorët për të shkuar me pushime: Nga 6800 euro për secilin

Ndryshe

Kompania që i paguan punëtorët për të shkuar me pushime: Nga 6800 euro për secilin

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:12
Ilustrim

Një nismë e cila ndryshon totalisht bindjen që kishim krijuar për pushimet e paguara të punës. Një kompani, ka vendosur që punëtorët e saj të shkojnë me pushime me një bonus vërtetë të kënaqshëm.

‘FullContact’, një kompani amerikane hi-tech, u krijua në vitin 2012 nga dhjetë punonjës fillimisht, ndërsa sot ka të punësuar 200 persona në të gjithë botën.

Themeluesi i kompanisë, Bart Lorang, ka vendosur që të shpërblejë punonjësit që duan të shkojnë për pushime me familjen. Çdo vit, të gjithë punëtorët do të shpërblehen me 7500 dollarë, ose rreth 6800 euro, për të shijuar pushimet në vendet më mbresëlënëse të botës, që nga Islanda, Japonia, Indonezia, Meksika apo Kosta Rika.

Por për të përfituar këto pushime, ka disa rregulla që duhen ndjekur.  Synimi i Bart Lorang është që punonjësit e tij të shkëputen vërtetë nga puna dhe rutina e përditshme, kështu që iu ndalohet që të përgjigjen në telefona, mesazhe apo e-mail.

Që nga momenti që ‘FullContact’ është një kompani aktive në teknologji, pajisjet elektronike do të jenë të lidhura, madje punonjësit do të jenë të detyruar që të shkrepin foto nga peizazhe mbresëlënëse, të cilat do të ndahen më tej me kolegët.

Themeluesi i kompanisë citoi disa studime për këtë zgjedhje, duke thënë se të pasurit më shumë kohë për pushime, ndihmon për të fjetur më mirë dhe për të jetuar më gjatë.

“Në këtë mënyrë krijohet një strukturë pune më e shëndetshme. Ideja më erdhi vite më parë gjatë pushimeve me të fejuarën në Egjipt. Ajo ishte e shqetësuar për mua, ishim para Piramidave dhe unë nuk shkëputesha nga telefoni duke kontrolluar email. Në vitin 2012 kur u martuam, druaja se varësia nga puna mund të shkatërronte muajin tonë të mjaltit, kështu që vendosa të zbatoja këtë eksperiment. Nuk ka rëndësi nëse punonjësit janë beqarë, të martuar apo me fëmijë, që të gjithë do të marrin të njëjtën shifër. E rrumbullakosa në 7500 dollarë, duke pasur parasysh një familje me katër fëmijë, për të pushuar në një resort të mirë”, tha ai.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat