Gjatë filmimit të garës së çiklizmit, helikopteri zbuloi diçka të çuditshme

Ndryshe

Gjatë filmimit të garës së çiklizmit, helikopteri zbuloi diçka të çuditshme

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 09:36
Pamje nga video

Ka qenë duke filmuar një garë çiklizmi, por një helikopter në Spanjë padashur i ka ardhur në ndihmë dhe Policisë, sepse falë xhirimeve të tij nga ajri është pikasur një plantacion i pazakontë marijuane.

Lënda narkotike ishte kultivuar në tarracën e një pallati te qytetit katalanas Igualada.

Efektivët e Mossos d’Esquadra kanë reaguar menjëherë pas kësaj, duke bastisur godinën e konfiskuar rreth 40 bimë hashashi të cilat shiheshin qartë në filmimet e bëra në kohën kur faza e tetë e garës, po shkonte drejt fundit.

Pavarësisht bujës që pati kjo ngjarje në mediat vendase e ato ndërkombëtare, deri tani nuk ka pasur asnjë të arrestuar; kur mbërritën në plantacion, policët e gjetën atë të braktisur.

Personat përgjegjës duket ishin larguar me nxitim. Guardia Civil i postoi më vonë në mediat sociale pamjet e realizuara nga ajri.

Kultivimi masiv i marijuanës mbetet i paligjshëm në Spanjë, megjithëse konsumi i kësaj lënde narkotike atje, është dekriminalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat