Njëri nga shkrimet e Detit të Vdekur ka një shtresë të çuditshme

Ndryshe

Njëri nga shkrimet e Detit të Vdekur ka një shtresë të çuditshme

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 19:03
Ilustrim

Sipas një studimi të fundit, një prej shkrimeve të lashta të Detit të Vdekur është bërë nga një teknikë shumë e pazakontë për kohën, raporton Science Alert.

"Shkrimet Qumran" përbëhen nga rreth 900 dokumente, duke përfshirë tekste nga Bibla Hebraike. Ato u zbuluan midis viteve 1947 dhe 1956 në 11 shpella në afërsi të Qumran, në bregdetin veriperëndimor të Detit të Vdekur, nga një bari i ri, beduin, që po kërkonte delet e tij të humbura.

Shkrimet e Detit të Vdekur janë një seri dorëshkrimesh të lashta të Biblës hebreje dhe ato vlerësohen të jenë 2.000-vjeçare.

Pergamena e Tempullit është shkrimi i fundit i gjetur Qumran. Pas gjetjes së tij, pjesë të tekstit që mund të përfaqësonin kopje të tjera të të njëjtit dokument, u gjetën në shkrimet e gjetura më parë Qumran.

Ai është gjithashtu një nga tekstet më të mëdha dhe më të ruajtura të këtij grupi. Është shkruar në një material tepër të hollë nga të gjitha shkrimet e tjera të gjetur nga Deti i Vdekur. Ai është i hollë vetëm një e dhjeta e një milimetri, dhe ende mund të konsiderohet e gjatë tetë metra, transmeton KosovaPress.

Megjithëse teknikat e lashtësisë së prodhimit të pergamenave ndryshonin nga lindja dhe perëndimi, shumica akoma bëheshin nga lëkura e kafshëve.

Lëkura pastrohej nga çdo pa përsosmëri, flokë apo yndyrë dhe më pas të shtrihej dhe thahej. Pergamenat lindore kishin nuanca të ndryshme kafe, ndërsa ato perëndimore ishin zakonisht më të ndritshme.

Por pergamena e Tempullit nuk bën pjesë në asnjë nga këto kategori. Teksti gjendet, ndryshe nga shkrimet e tjera, në pjesën e brendshme të lëkurës, mbi të cilën ishte mishi më parë, dhe teksti është shtypur me ngjyrë në një shtresë inorganike të vendosur në sipërfaqen e vet materialit.

Për të zbuluar se çfarë kishin të bëjnë shkencëtarët, ata morën një pjesë të vogël të pergamenës dhe e analizuan kimikisht.

Ata zbuluan se ajo ishte përgatitur në një mënyrë antike, e cila deri më tani ishte e panjohur për ekspertët. Në sipërfaqen e saj, ata vunë re një shtresë të çuditshme të bërë nga squfuri, kalciumi dhe natriumi, i cili siç duket veshi materialin përpara se të shkruhej teksti mbi të.

"Ky studim ka implikime shumë të gjera. Për shembull, na tregon se në Lindjen e Mesme janë përdorur disa teknika gjatë kësaj periudhe, e cila është në kontrast të ashpër me teknikën unike të përdorur në Mesjetë", tha kimisti Ira Rabin nga Universiteti i Hamburgut, duke shtuar se është një pergamenë e Tempullit e prodhuar me sa duket me teknologji të veçantë, e cila shpjegon elasticitetin dhe ngjyrën e saj.

Përveç përgjigjeve, rezultatet e analizës shtruan disa pyetje. Përkatësisht, përbërja e kësaj shtrese speciale nuk korrespondon me ujin e Detit të Vdekur, që do të thotë se pergamena ose veshja është sjellë nga një zonë tjetër.

Shkencëtarët besojnë se nevojiten hulumtime shtesë për të përcaktuar origjinën e saktë të kësaj veshjeje dhe për të kuptuar teknikën që ka zgjatur jetën e pergamenës me mijëra vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat