Dy fëmijët vrapojnë për tu përqafuar, pamjet “çmendin” rrjetin

Ndryshe

Dy fëmijët vrapojnë për tu përqafuar, pamjet “çmendin” rrjetin

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 14:29
Pamje nga video

Maxwell dhe Finnegan janë dy fëmijë të vegjël të cilët kanë “çmendur” rrjetin.

Dy vogëlushët vrapojnë drejt njeri tjetrit rrugëve të New York, dhe në momentin kur arrijnë përqafohen gjithë gëzim.

Maxwell dhe Finnegan janë një fëmijë i bardhë dhe tjetri me ngjyrë, por dashuria që kanë ndaj njëri tjetrit rrëzon çdo racizëm.

Babai i njërit prej tyre i ka filmuar fëmijët teksa vrapojnë për tu përqafuar dhe e publikoi videon në rrjetet sociale, duke bërë që të përhapet me shpejtësi, shkruan noa.al.

Dy vogëlushët janë njëri 26 dhe tjetri 27 muajsh, të cilët njihen qysh nga lindje dhe me përqafimin e tyre tregojnë se miqësia dhe ndjenjat, shkojnë kundër çdo paragjykimi.

“Ky takim është shumë i bukur, sikur të ishte gjithçka kështu”, shkroi babai i Maxwell, Michael Cisneros, i cili publikoi videon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat