Dhjetë fakte marramendëse për pasurinë e Pablo Escobarit që ndoshta nuk i dinit

Ndryshe

Dhjetë fakte marramendëse për pasurinë e Pablo Escobarit që ndoshta nuk i dinit

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 19:33
Pablo Escobar

Pablo Escobar, i njohur ndryshe si “Mbreti i kokainës”, ishte djali i një fermeri të varfër kolumbian, por pa mbushur ende mirë 35 vjeç, ai renditej ndër njerëzit më të pasur të botës.

Pavarësisht se verifikimi i pasurisë së Escobarit është i vështirë për shkak të origjinës së paligjshme, ajo përllogaritet të ketë arritur rreth 30 miliardë dollarë.

Ja disa fakte që flasin për pasurinë marramendëse dhe mënyrën e jetesës së Escobarit.

1. Në mes të viteve ’80, karteli i Escobarit gjeneronte 420 milionë dollarë në javë, në total 22 miliardë në vit.

2. Escobar ka qenë në listën e “Forbes” për shtatë vjet me radhë. Në vitin 1989, ai u pozicionua i shtati në listën e njerëzve më të pasur në botë.

3. Në fund të viteve ’80, karteli i tij mbulonte kërkesat e 80 për qind të tregut botëror të kokainës.

4. Ai arrinte të fuste në SHBA rreth 15 tonë kokainë në ditë. Praktikisht, katër në pesë përdorues të kokainës në SHBA përdornin lëndën e siguruar nga karteli i Escobar.

5. “Biznesi” i tij shënonte një humbje mujore prej 2.1 miliardë dollarësh, por kjo nuk ishte asgjë krahasuar me fitimin.

6. Pasuria e jashtëzakonshme e Escobarit u kthye në problem për të në momentin kur ai nuk mund të pastronte aq para sa fitonte. Ai nisi të grumbullonte para cash në fermat e Kolumbisë, magazinat e braktisura dhe muret e shtëpive të anëtarëve të kartelit.

7. Në kulmin e veprimtarisë së kartelit, fitimet ishin aq të mëdha saqë 10 për qind e tyre dëmtoheshin nga minjtë apo uji në magazinat ku fshiheshin.

8. Njëherë Pablo Escobar dogji 2 milionë dollarë në zjarr që vajza e tij të mos ndiente ftohtë. Për shkak se ishte gjithnjë në kërkim, ai dhe familja e tij ishin fshehur në një mal, kur vajza e tij pati probleme me hipoterminë. Escobar ndezi një zjarr ku dogji 2 milionë dollarë, që e bija të mos kishte ftohtë.

9. Ai ishte etiketuar ndryshe si “Robin Hood”. Kjo sepse shpesh u jepte para të varfërve, ndërtonte shtëpi për të pastrehët, fusha futbolli për komunitetin apo kopshte zoologjike.

10. Ai ra dakord me autoritetet kolumbiane që të dorëzohej vetëm me një kusht: Nëse çohej në një burg luksoz, të cilin e kishte ndërtuar vetë dhe e kishte emërtuar “Katedralja”. Në marrëveshjen e arritur me qeverinë kolumbiane thuhej se Escobarit i lejohej të zgjidhte shokët dhe punonjësit e burgut. Ai mund të drejtonte biznesin e tij nga burgu dhe të priste vizitorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat