Rrufeja godet makinën në lëvizje, ja pamjet shokuese - Bota Sot
Rrufeja godet makinën në lëvizje, ja pamjet shokuese

Ndryshe

Rrufeja godet makinën në lëvizje, ja pamjet shokuese

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 08:04
Rrufeja godet makinën në lëvizje

Një rrufe ka goditur një makinë teksa ajo po ecte në autostradë. Videoja që u bë virale në rrjet është filmuar nga një shofer që ndodhej pas makinës.

Ngjarja ndodhi në Novosibirsk të Siberisë. Galina Ershova po drejtonte makinën përgjatë autostradës Berdskoye, ndërsa kamera e saj regjistroi një goditje të dyfishtë të rrufesë.

“Unë u verbova për një sekondë, kapa timonin si e vdekur. Ndodhi kaq shpejt,” tha ajo. Kjo shkaktoi shumë frikë tek drejtuesja e mjetit dhe tek ato që e panë live skenën.

Pas një kontrolli të mëtejshëm rezultoi se makina kishte marrë dëmtime në xhamat e saj, por fatmirësisht nuk kishte asnjë shqetësim në shëndetin e shoferes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...