A e keni ditur që disa peshq ndryshojnë gjininë për shkak të stresit?

Ndryshe

A e keni ditur që disa peshq ndryshojnë gjininë për shkak të stresit?

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Hulumtuesit nga Zelanda e Re kanë ofruar pikëpamjen e parë të hollësishme mbi mekanizmin molekular i cili disa llojeve të peshqve ua mundëson ndërrimin e gjinisë

Pjesëtarët e rreth 500 llojeve të peshqve mund të ndërrojnë gjininë kur të rriten dhe kur rrethanat e kërkojnë një gjë të tillë.

Me hulumtimin e një lloji të peshqve të vegjël tropikalë, femrat e të cilave mund të bëhen meshkuj, është zbuluar që ndryshimin e gjinisë me siguri e nxit – stresi.

Ekspertët theksojnë që stresi ndikon që të ’çaktivizohen’ gjenet fillestare femërore të peshkut, ndërkaq “aktivizohen” gjenet e reja për të, të gjinisë mashkullore.

Procesi kërkon “riprogramimin gjenetik të informacioneve në tërësi të peshqve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat