Turpërohet gazetarja në transmetim live, i shpëtojnë gazra pa dashje

Ndryshe

Turpërohet gazetarja në transmetim live, i shpëtojnë gazra pa dashje

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 09:08
Amanda Holden

Një prezantuese në radio është filmuar ndërsa i shpëtonin gazra në transmetim direkt.

Amanda Holden, e cila punon te Radio Heart po filmohej ndërsa në sfond ishte lëshuar muzike dhe ajo po kërcente. Gjatë kërcimit asaj i shpëtuan edhe gazrat.

Ndërkohë që moderatorja kërcen, mund të kuptohet edhe momenti kur ajo sikletoset dhe fillon të mendohet se mos vallë i kaloi pa e vënë re.

Por, pasi e kuptoi që nuk kishte shpëtim, ajo e thotë edhe vetë, ‘sapo bëra ca gazra’ dhe pastaj fillon të lëvizë ajrin me duar, për t’u dukur sikur po e largon aromën e keqe. Pasi kaloi e gjithë situata, Amanda e ndau videon gazmore në Twitter mëngjesin e së martës.

Bashkë me videon ajo shkruante: “Më mirë jashtë se brenda.” Sigurisht, nuk mungoi as komenti i kolegut të saj që shkruante: “Gjeje pak kush pati mundësinë që ta shijonte ‘dhuratën’.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat