E hodhi fëmijën e vet në mbeturina, arrestohen nëna pas 25 viteve

Ndryshe

E hodhi fëmijën e vet në mbeturina, arrestohen nëna pas 25 viteve

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 19:49
Jan Doe

Një grua 50 vjeçare është arrestuar pasi që ka vrarë fëmijën e saj dhe e ka hedhur në mbeturina.

Kjo ngjarje ka ndodhur para 25 viteve, por policia ka qenë në gjendje ta gjej rastin tani duke përdorur teste të ADN-së që janë lidhur me foshnjën.

Autoritetet e Louisianës kanë thënë që testi i ADN-së i ka ndihmuar ata të identifikojnë dhe të arrestojnë nënën e foshnjës e cila u gjend e vdekur në mbeturina para 25 viteve, raporton “Daily Mail”.

Sonia Charles, është gjetur të Mërkurën dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së parë. Autoritetet thonë se Charles është nëna e foshnjës ‘Jan Doe’ e cila është gjetur e vdekur në mbeturina në vitin 1994.

Anëtaret e komunitetit e kanë mbajtur një ceremoni funerale për vajzën e vdekur këto vite të fundit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat