2-vjeçaren e përjashtojnë nga kopshti për shkak të pamjes së saj

Ndryshe

2-vjeçaren e përjashtojnë nga kopshti për shkak të pamjes së saj

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 09:01
Sofya Zakhrova

Një vajze të vogël i është ndaluar vajtja në kopsht, për shkak të pamjes së saj.

Prindërit e 2-vjeçares Sofya Zakhrova pretendojnë se stafi i ka thënë që mund ta rimarrin sërish në kopshtin e fshatit kur të ketë bërë operacion për të ndryshuar pamjen e jashtme.

2-vjeçarja, e cila jeton në fshatin Bashkortostan të Rusisë, pret t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje, por deri tani është kthyer mbrapsht.

Në mbështetje të familjes është vënë edhe një shoqatë bamirëse e zonës, me qëllim që kopshti ta pranojë të voglën, por kanë hasur kundërshtinë e stafit që pretendojnë se ajo tremb fëmijët e tjerë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, mjekët nuk janë të sigurt për sëmundjen e Sofyas, por si pasojë e saj, ajo ka kafkë dhe ballë të gjerë, si dhe disa gishta të ngjitur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat