8 ligjet më të çuditshme në botë

Ndryshe

8 ligjet më të çuditshme në botë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 06:22
Foto ilustrim

Ligjet janë bërë për t’u respektuar nga të gjithë, por ka dhe ato që janë vërtet qesharake, të çuditshme apo edhe absurde.

Në Britani është e jashtëligjshme të vdesësh në parlament!

Konsiderohet akt tradhtie të ngjisësh një pullë poste të përmbysur që e tregon monarkun britanik me kokë poshtë.

Në Skoci, nëse dikush troket në derën tënde sepse kërkon të përdorë banjën, ligji të detyron t’ia hapësh!

Në Mbretërinë e Bashkuar, një grua shtatzënë mund të urinojë ku të dojë, përfshirë këtu helmetën e një polici.

Në Alabama, është e paligjshme t’i kesh sytë të lidhura gjatë drejtimit të mjetit.

Në Florida, gratë e pamartuara që hidhen me parashutë në një ditë të diele, mund të përfundojnë në burg.

Në Vermont, gratë duhet të kenë lejen e bashkëshortëve për të vendosur dhëmbë të rremë (proteza).

Në Francë është e paligjshme t’ia vësh derrit emrin Napoleon!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat