Udhëtari i kohës: Në vitin 2300 nuk do ketë banka, para dhe luftë

Ndryshe

Udhëtari i kohës: Në vitin 2300 nuk do ketë banka, para dhe luftë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 07:41
Gerard Gardner

Një tjetër video shumë e dyshimtë u postua nga YouTube Channel Apex TV, e cila tregon edhe një herë një person që pretendon të jetë një udhëtar kohe.

Burri në video pretendon se emri i tij është Gerard Gardner dhe ai thotë se udhëtoi përpara me kohë në vitin 2300 dhe ishte në gjendje që të rikthehet

Në video, Gardner shpjegon se ai ishte një agjent për qeverinë angleze, i cili ishte përfshirë në një program sekret ushtarak në fund të viteve 1980.

Gardner pohoi se qytetet lundruese përdoren në të ardhmen, sepse ato mund të kenë qarkullim më të lehtë dhe të krijojnë më pak ndotje.

Personi në fjalë tha gjithashtu se e ardhmja është e mbushur me kampe pune, ku dërgohen shkelës të rregullave për të paguar borxhet e tyre ndaj shoqërisë.

Ai gjithashtu pohoi se kriminelët më të këqij në shoqëri e ndërgjegjësojnë vetën në një kompjuter, ku burgosen dhe skllavërohen tërë jetën.

Ai gjithashtu pretendoi se nuk kishte para, banka dhe luftë në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat