100 mijë peso filipinase, kartëmonedha me përmasat më të mëdha në botë

Ndryshe

100 mijë peso filipinase, kartëmonedha me përmasat më të mëdha në botë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 19:08
Foto Ilustrim

Kartëmonedha me përmasat më të mëdha në botë është kartëmonedha filipinase 100,000 peso.

Banka e Shqipërisë ka publikuar foton e kësaj kartëmonedhe dhe detaje të përmasave të saj.

Ajo është më e madhe se një faqe A4 (356×216 mm) dhe u emetua në vitin 1998 për të përkujtuar 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Filipineve.

Kjo kartëmonedhë ishte në shitje vetëm për koleksionistët, me një çmim prej 180,000 pesos ose rreth 3.700 dollarë amerikanë. E shtypur në Gjermani, kartëmonedha përmban 21 elemente sigurie, përfshirë edhe një hologramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat