Keni frikë nga vdekja? Birësoni një qen, do ju shpëtojë

Ndryshe

Keni frikë nga vdekja? Birësoni një qen, do ju shpëtojë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:47
Ilustrim

Kafshët sjellin gëzim në jetët tona dhe këtë e dinë të gjithë. Por nëse keni nevojë për një arsye të fortë që të adoptoni një kafshë, duhet të dini se ndikojnë në jetëgjatësinë e njerëzve.

Një studim i ri nga Universiteti i Indianës tregon se ka shumë përfitime shëndetësore nga qentë dhe macet.

"Analiza jonë zbuloi se qentë janë mbrojtës ndaj vdekjeve të të gjitha llojeve", tha udhëheqësja e studimit, Caroline Kramer.

Studimi përfshiu rreth 4 milionë njerëz nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Skandinavia, Zelanda e Re, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar.

"Pronësia e qenve lidhet me një ulje prej 24% të arsyeve që mund të shkaktojnë vdekjen", shtoi Kramer.

Analizat zbuluan se ndikon shumë tek njerëzit që kishin pësuar sulm në zemër ose goditje në tru.

"Për ata njerëz, të kesh një qen ishte edhe më e dobishme. Ata kishin një 31% më pak rrezik që të humbisnin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare," tha Kramer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat