Spektakli që nuk duhet humbur! Sytë nga qielli deri më 6 nëntor - Bota Sot
Spektakli që nuk duhet humbur! Sytë nga qielli deri më 6 nëntor

Ndryshe

Spektakli që nuk duhet humbur! Sytë nga qielli deri më 6 nëntor

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:39
Ilustrim

Spektakli, sapo ka nisur! Prej mbrëmjes së sotme e deri në javën e parë të nëntorit, një shi meteorësh do të përfshijë planetin tonë duke dhuruar një spektakël të vërtetë qiellor çdo mbrëmje.

Sipas mediave britanike, nëse koha do të jetë e kthjellët dhe pa re, shiu i meteorëve mund të shihet edhe në tokë me sy të lirë. Yjet do të të krijojnë një shfaqje të vërtetë qiellore gjatë natës këtë javë, falë shiut të meteorëve.

Shiu i meteorëve Draconid, do të jetë aktiv deri më 10 tetor, edhe pse mbrëmja e së martës mund të lejojë një pamje më të mirë. Ndërsa shiu i meteorëve të Tauridit Jugor, pritet të ndodhë në mbrëmjet e 9 dhe 11 tetorit, sipas Shoqatës Amerikane të Meteorëve.

Nëse këto të mësipërmet nuk shihen me sy të lirë, Manuali i Shoqërisë Mbretërore të Observatorit Astronomik të Kanadasë sugjeron të ktheni sytë nga qielli më 6 nëntor.

Kujdesuni që ta shikoni shiun e meteorëve Draconid sapo të bjerë nata, në një zonë me qiell të kthjellët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...