Piu ujë në veturë, shoferi dënohet me 150 euro gjobë

Ndryshe

Piu ujë në veturë, shoferi dënohet me 150 euro gjobë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 20:25
Ilustrim

Një shofer është gjobitur pasi piu ujë në një shishe plastike, ndërsa drejtonte automjetin gjatë një prej ditëve më të nxehta të vitit.

Brock Harris, nga Beaudesert të Australisë, u ndal kur po afrohej te shtëpia e tij pasi punoi 12 orë në nxehtësi 39 gradë Celcius.

Policia i tha Harris se nuk po e voziste me kujdes dhe po përdorte shishe të plastikës, andaj për këtë vendosi ta dënonte 150 euro.

“Nëse është kundër ligjit, atëherë unë do të paguaj gjobën, por nuk është e këndshme që të gjobitësh dikë në një ditë me 39 gradë, të cilit i nevojitet uji”, i tha ai për ABC.

Harris protestoi pasi u ndal, por oficeri i policisë i tha që ai duhej të bënte punën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat