Pse është mirë të keni një vëlla më të madh

Ndryshe

Pse është mirë të keni një vëlla më të madh

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 16:00
Foto Ilustrim

Të kesh një vëlla më të madh është një ndër gjërat më të bukura. Tek ai mund të mbështeteni në kohë të mira dhe në kohë të vështira.

Një vëlla i madh mund të jetë i ashpër me ju, të ju tregojë të metat tuaja herë pas here, por ai kurrë nuk do të ndalojë së kujdesuri për ju. Dhe çfarëdo që të ndodhë, do ta dini se gjithmonë mund të mbështeteni tek ai.

Ata që kanë vëllezër më të vjetër e dinë që rritja me nëj vëlla më të madh ndonjëherë mund të jetë e vështirë, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu një nga gjërat më të bukura për ju.

Vëllai i madh mund të ju lehtësojë dhe të shërbejë si mbështetje për ju në shumë hapa në jetë. Ai mund të ju njoh me sportin, t’ju mësojë se si të bëheni më të fortë për t’u ballafaquar me sfidat e jetës, nuk ju lejon të bëni të njëjtat gabime që ka bërë dhe vet, e di se çfarë është më e mira për ju si dhe ju ndihmon që të ngriheni sa herë që të bini.

E më e rëndësishmja është se vëllai i madh do të jetë gjithmonë atje për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat