Vrasësi me pagesë pagoi një vrasës tjetër me pagesë, pastaj ky një tjetër vrasës, e kështu deri në polici…

Ndryshe

Vrasësi me pagesë pagoi një vrasës tjetër me pagesë, pastaj ky një tjetër vrasës, e kështu deri në polici…

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 23:02
Ilustrim

Biznesmeni kinez, Tan Juhui, donte një vrasës me pagesë që të hiqte qafe një konkurrent, dhe ishte gati që për këtë të paguante rreth 250 mijë euro.

Vrasësi me pagesë që mori porosinë vendosi t’ia japë një tjetër vrasësi me pagesë, për më pak para, dhe të mbante një pjesë të fitimit vetë. Shuma ishte e bollshme dhe ai mund të mbante një pjesë të majme pa bërë asgjë.

Por dhe ky i dyti vendosi të paguajë një tjetër vrasës me pagesë e të mbajë fitim për vete. I treti bëri të njëjtën gjë, që të mos rrezikonte, dhe gjeti një të katërt. Edhe i katërti mendoi se atë punë mund ta bënte dikush tjetër për edhe më pak para, ndaj gjeti të pestin.

Por kur i pesti mësoi se sa kishte paguar fillimisht biznesmeni, u zemërua aq keq që ia kishin ulur vlerën e kontratës aq shumë, sa vendosi të marrë paratë dhe t’i thotë viktimës të shtirej sikur kishte vdekur, pa e kryer punën fare.

Biznesmeni i shënjestruar më pas shkoi në polici dhe tregoi ngjarjen, gjë që çoi në arrestimin e të pestëve, bashkë me biznesmenin rival.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat