Në kërkim të fantazmave 'të vërteta', cilat janë vendet ku mund t’i takoni dhe pse?

Ndryshe

Në kërkim të fantazmave 'të vërteta', cilat janë vendet ku mund t’i takoni dhe pse?

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 18:51
Ilustrim

Festa e Halloween-it po afron. Frika nga fantazmat, nga mumjet, nga qeniet e mbinatyrshme zhdramatizohet përmes fjalës “ëmbëlsirë ose shaka”. Një justifikim për të festuar, pa diskutim, një përvjetor që tashmë njihet dhe festohet në të gjithë botën. Dhe le të sfidojmë kurajën tuaj duke ju propozuar dhe këshilluar shtatë vende ideale për një natë, atë të 31 tetorit me të vërtetë “të frikshme”.

Kolmanskop, Namibi. Ky fshat antik i cili është i njohur për diamantet, ka qenë baza e minatorëve gjermanë për të kërkuar mirëqenien. Megjithëse çmimi i diamanteve ka rënë pas Luftës së Parë Botërore, qendra e mrekullueshme në stilin arkitektonik gjerman në mes të një shkretëtire afrikane është braktisur. Me kalimin e kohës, shtëpitë janë përfshirë nga rëra, derisa kanë mbushur dhomat plotësisht. Turistët mund t'i vizitojnë, por duhet të kenë kujdes të mos ngacmojnë gjarpërinjtë që fshihen poshtë rërës.

Humberstone, Kili. Mijëra njerëz kanë jetuar dhe punuar në shkretëtirën e thatë e të padurueshme në veri të Kilit për më shumë se 60 vjet, duke çuar përpara depozitën më të madhe të botës me nitrat kaliumi. Edhe pse jo plotësisht e braktisur (rreth 250 banorë jetojnë ende aty), pjesa më e madhe e ndërtesave janë tashmë të boshatisura. Sot është një vend i populluar nga turistët e një prej vendeve më të çuditshëm. Vendi ruhet nga UNESCO për trashëgiminë kulturore.

Pripyat, Ukraina. E braktisur pas shkatërrimit të Chernobyl në 1986, Pripyat ishte një qytet i lulëzuar, që mikpriste rreth 50.000 persona, përpara se tragjedia nukleare e historisë të godiste Ukrainën. Kjo dëshmon se si një qendër e banuar mund të zbrazet plotësisht pas një tragjedie të tillë. Zona më misterioze e qytetit është parku i lojërave, ku loja e përplasjeve të makinave dhe loja rrotulluese, janë një spektakël fantastik.

Porti Arthur, Tasmania. Ky qytet i vogël në gadishillin e Tasman është konsideruar një nga vendet më të infektuara nga fantazmat në Australi, duke marrë parasysh që prej vitesh ka qenë koloni. Përveçse është shtëpia e kriminelëve, është edhe vendi i masakrës së tmerrshme të Portit Arthur më 1996. Disa persona që e kanë vizituar, kanë evidentuar fantazma, zhurma të çuditshme dhe rënien e këmbanës së kishës që nuk funksiononte prej kohësh. Një vend i qetë, jo?

Bodie, Amerikë. I gjendur mes kodrave të Sierra Nevada, në Kaliforni, Bodie është një prej qyteteve më të famshme të Amerikës së Veriut përsa i përket fantazmave, qyteti klasik i Perëndimit të Largët. Disa godina të këtij qyteti antik minerar kanë mbetur ende më këmbë dhe janë të pasura me thesare të pluhurosur, që janë të lidhur me të kaluarën e qytetit. Gjithsesi as të mos u shkoj ndërmend që të vidhni diçka prej aty: sepse aty ka fantazma që e mbrojnë qytetin nga hajdutët.

Grytviken, Gjeorgjia e Jugut. Ky stacion në Antarktidë është braktisur që në 1966, pasi gjuetia ndaj balenave u bë aq masive sa nuk ia vlente më të vazhdoje. Gjithçka ka mbetur janë godina të frikshme, varrezat e ish-punëtorëve. Grytviken është e rrethuar nga male me dëborë,por nuk kishte nevojë për dëborë që ta bënte këtë vend të ftohtë dhe të trishtuar.

Ishulli i Hashimës, Japoni – E njohur edhe si “Ishulli i luftëanijeve”, mbart nëj impiant të braktisur për përfitimin e karbonit dhe është një xhungël misterioze me godina fantazmë me çimento të pluhurosura , banesa që i përkisnin banorëve antikë. Nga 1974, për shkak të mbylljes së impiantit minerar,Hashima është braktisur. Në një pikë të historisë së tij, ishulli mirëpriste 5000 punëtorë. Sot shërben si vend turistik, sidomos në këtë periudhë e në festën e Halloween.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat