Një shishe uiski shitet për shifrën rekorde prej 1.7 milion eurosh

Ndryshe

Një shishe uiski shitet për shifrën rekorde prej 1.7 milion eurosh

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 19:49
Një shishe uiski

Një shishe uiski shënoi rekord në një ankand në Londër duke u shitur për 1,45 milion funte, rreth 1.7 milion euro, bëri të ditur shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”.

Rekordi i mëparshëm ishte 1.2 milion funte, për një shishe uiski Macallan nga e njëjta fabrikë skoceze dhe madje shumë e famshme.

Ky rekord u thye dje nga shishja e uiskit e quajtur “The Macallan Fine & Rare 60 Year Old 42.6 ABV 1926″.

Shishja elegante prej 700 mililitra i ka tejkaluar të gjitha parashikimet, pasi ishte vlerësuar më parë për t’u shitur me 450.000 funte (519.000 euro) maksimumi.

“Nuk ka çmim për një uiski të mirë. Kjo është padyshim filozofia e blerësit…”, theksoi sot shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Uiski vjen nga fuçia Macallan numër 263, distiluar në vitin 1926 dhe vendosur në shishe në vitin 1986. Vetëm 40 shishe janë prodhuar.

“Sotheby’s” nuk ka dhënë detaje për identitetin e blerësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat