Pema merr flakë nga brenda, videoja “thyen” rrjetin

Ndryshe

Pema merr flakë nga brenda, videoja “thyen” rrjetin

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 10:10
Pamje nga video

Një fenomen i rrallë por jo i pamundur! Një pemë u përfshi nga flakët duke u djegur nga brenda. Është kjo ajo që shihet në një video të publikuar nga një përdorues në wëitter, e cila në pak ditë arrti 20 milionë shikime.

Bëhet fjalë për një pemë, e cila dyshohet të jetë goditur nga rrufeja, gjatë një stuhie të fuqishme që goditi në fillimjavë Texas, SHBA.

Disa komentues vunë në dyshim, origjinalitetin e filmimit, por më tej erdhën vërtetime edhe nga bota shkencore. Disa profesorë amerikanë konfirmuan se bëhet fjalë për një fenomen të rrallë, por që si ai ekzistojnë një sërë precedentësh.

Origjinaliteti i videos u konfirmua edhe nga profesori i Shkencave të Zjarrit i Imperial College London, Guillermo Rein, i cili thotë se, “Është një fenomen i rrallë dhe mahnitës, por jo pa precedentë. Ka ndodhur edhe në disa raste nga të kaluarën”.

Videoja u publikua online nga Glenn Ratcliff, një banor i qytetit teksan të Trinity.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat