Familja Geci po rritet, shikojeni Fadilin e vogël me pushkë në dorë

Ndryshe

Familja Geci po rritet, shikojeni Fadilin e vogël me pushkë në dorë

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 20:37
Familja Geci

Familja Bajraktari nga Llausha e Skenderajt, çdo ditë e më shumë po rriten.

Shtatë vëllezërit Geci tashmë nuk janë vetëm, atyre iu kanë rritur bijtë e bijat e tyre, të cilët janë martuar e kanë krijuar familje.

Disa prej vëllezërve Geci tashmë janë bërë edhe gjyshëri.

Image

Fadili, ka zgjedhur sot rrjetin social Facebook, që t’i uroj nipat e tij për ditëlindje.

Ai njërit nip ka zgjedhuar të ia lë emrin Fadil, emrin e tij, e sot Fadili i vogël me vëllain e tij Fronin kanë bërë një vit.

Në disa fotografi të publikuara në Facebook, shihet Fadili i vogël, derisa luan me armë. Ai ka së bashku me gjyshin e tij, Fadilin kanë kapur pushkën.

Pushka e Familjes Bajraktarit gjithmonë është dëgjuar larg, e sikur ta dinin nipat e vëgjel se edhe Serbia ka dëgjuar për pushkën e të parëve të tyre!

Tradita shqiptare, e familjeve të mëdha përcillet ndër breza. Edhe te shtatë vëllezërit Geci është përcill kjo traditë nga Bajraktari i Llashës, e tash ajo po vazhdon tek nipërit e tyre.

Image

“26 Tetor 2018 sot një vit ne derën tonë të madhe trokiti gëzimi dhe lumturia duke na i dhuruar dy fëmijë Fadilin dhe Fronin. Me ardhjen e tyre në jetë Trungut Familjar të Familjes Geci ju shtuan edhe dy persona që tregon se kjo familje dita ditës edhe më tutje vazhdon të mbetet Familje e Madhe. Tash një vit me ardhjen në jetë të Fadilit e Fronit familjes tonë ju shtua gëzimi, hareja dhe lumturia e që çdo ditë e më shumë po rritet. Fadil e Fron ??jeta, harmonia dhe gëzimi ju qofshin dhuratë!”, ka shkruar Fadili, në urimin e tij për dy “engjëjt” e vegjël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat