Pas 3 ditësh në arkivol ndodh “mrekullia”

Ndryshe

Pas 3 ditësh në arkivol ndodh “mrekullia”

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 21:23
Pas 3 ditësh në arkivol ndodh “mrekullia”

Një 70-vjeçare u shpëtua nga bashkëshorti i saj, i cili dalloi se po merrte frymë, pak çaste përpara se trupi i gruas që besohej se kishte vdekur, të kremohej.

Phinij Sopajorn ishte dërguar në një tempull lokal në Tailandë, ku do të mbahej varrimi budist. Ajo u mbajt në arkivol të ftohtë për 3 ditë. Kur arkivoli i saj u hap, bashkëshorti Thawin Sopajorn, 73-vjeç, nisi t’i pastronte fytyrën me një copë të lagur, sipas traditës.

Por vetëm pas minuta përpara se trupi i Sopajorn të futej për në kremator, 73-vjeçari thotë se dalloi që bashkëshortja e tij po merrte frymë lehtësisht dhe qepallat e saj po lëviznin.

Image

Ai kërkoi menjëherë ndihmë dhe ekipet e emergjencës ndërhynë, duke e shpallur gruan gjallë. Familja e saj e çoi në një vend të ngrohtë.

“Pasi ndaloi së marri frymë të dielën, e vendosën trupin e saj në arkivol dhe po mendoja që ishte e çuditshme që trupi i saj nuk kishte ngrirë. E lava dhe trupi i saj lëvizte ende”, tregoi bashkëshorti i saj.

Image

Më pas gjatë varrimit isha personi i fundit që e preka përpara se të digjej. Urova që të kishte një jetë të lumtur në botën e përtejme dhe më pas pashë që sytë e saj nisën të lëvizin.

“Jam kam i lumtur që kisha të drejtë, se nuk kishte vdekur. E përqafoja dhe thërrita fëmijët, por ata menduan se kisha halucinacione. Megjithatë ata u detyruan të më besonin kur mjekët e kontrolluan dhe konfirmuan se ishte ende gjallë, edhe pse pulsi i saj ishte shumë i dobët”.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, gruaja po mbahet nën mbikëqyrje, ndonëse shpresat që ajo të mbijetojë nuk janë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat