Kultivon kungullin mbi 400 kg dhe e transformon në një barkë

Ndryshe

Kultivon kungullin mbi 400 kg dhe e transformon në një barkë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 15:31
Pamje nga video

Një fermer transformoi një kungull të madh në një barkë për të kaluar një përrua. Justin Oënby nga Tennessee kishte kultivuar kungullin i cili arriti në peshën 400 kg.

Por në vend që ta shfrytëzonte për zbukurim me rastin e festës së Halloëeen, Justin vendosi ta transformojë në një barkë.

Kur u rrit shumë, kungullin e vendosën në një rimorkio dhe me ndihmën e fqinjit e vunë mbi një peshore.

Perimja peshoi plot 412 kilogramë. “Ky është kungulli më i madh që kemi pasur. Para këtij, kungulli më i madhi peshonte 100 kilogramë”, tha ai.

Për t’i zbavitur fëmijët, ai vendosi që ta bënte një vrimë në perimen gjigante dhe ta përdorte si barkë në një liqen të vogël afër shtëpisë. Videon e këtij veprimi e publikoi në Facebook, duke i habitur shumë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat