Gara e pazakontë “Njeriu kundër ariut”

Ndryshe

Gara e pazakontë “Njeriu kundër ariut”

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 15:41
Gara “Njeriu kundër ariut”

Arinjtë janë rivalët kryesorë, në një garë që e ka organizuar Discovery Channel, në një rezervat kafshësh në Utah të Shteteve të Bashkuara.

Muaji e ardhshëm, do të fillojë transmetimi i emisionit “Njeriu kundër ariut”, ku garuesit do të përfshihen në garë, kundër një kafshe shumë të fuqishme, ndërsa iu duhet të kalojnë nëpër hapësira të ndryshme dhe të realizojnë veprime të caktuara.

Garuesit do të kalojnë nëpër pesë disiplina gjatë një emisioni, ndërsa arinjtë do të sillen në bazë të instinktit të tyre, si dhe aftësive prej grabitqari.

Fitues i kësaj gare, do të jetë një nga dy finalistët, që do të garojë brenda rezervatit me një ari grizli të gjatë 2.5 metra, që është më i madhi nga të gjithë.

“Gara me arinj, është e frikshme dhe emocionuese në të njëjtën kohë, pasi është si gatë me të panjohurën”, ka thënë Ira, një praktikues i arteve marciale, që do jetë pjesë e garës.

Që garuesit të jenë të mbrojtur, organizatorët kanë siguruar roja në të gjitha hapësirat dhe mundësi që t’i ndalojnë arinjtë, në mënyrë që mos iu shkaktojnë lëndime.

Megjithatë, mbetet e paqartë, se si do veprohet nëse sulmohet ndonjë nga garuesit dhe jeta e tij të jetë në rrezik, si pasojë e kësaj gare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat