McDonald’s shkarkon shefin ekzekutiv shkaku i lidhjes me punëtoren

Ndryshe

McDonald’s shkarkon shefin ekzekutiv shkaku i lidhjes me punëtoren

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 08:45
Steve Easterbrook

Kompania e njohur botërore e ushqimit, McDonald’s, e ka shkarkuar shefin ekzekutiv të saj, Steve Easterbrook, pasi ai kishte hyrë në një lidhje intime me një punëtore.

Gjiganti amerikan i ushqimit të shpejtë njoftoi se kjo lidhje ishte krijuar me pëlqimin të dyanshëm, por se Easterbrook i ka shkelur rregullat e kompanisë dhe ka shfaqur gjykim të dobët.

Në një letër dërguar stafit të kompanisë, biznesmeni britanik e pranoi se kishte hyrë në lidhje me punëtoren dhe tha se kjo gjë ishte gabim.

“Duke marrë parasysh vlerat e kompanisë, unë pajtohem me bordin se është koha të largohem”, shkroi ai.

Easterbrook, 52 vjeç, është i divorcuar. Ai fillimisht kishte punuar si menaxher i restorantit McDonald’s në Londër në vitin 1993 para se të merrte pozitë më të lartë në kompani më vonë. Në vitin 2015, ai u zgjodh shef ekzekutiv i rrjetit të famshëm.

Rregullat e kompanisë ua ndalojnë menaxherëve që të kenë marrëdhënie romantike me vartësit e tyre.

Detyrën e shefit ekzekutiv të kësaj kompanie tashmë do ta marrë Chris Kempczinski, i cili deri tash ka shërbyer si shef i McDonald’s-it për Shtetet e Bashkuara, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat