5 mënyra për të lënë punën dhe shqetësimet e saj pas

Ndryshe

5 mënyra për të lënë punën dhe shqetësimet e saj pas

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 18:03
Ilustrim

Të gjithë e dimë se të balancosh punën dhe jetën është gjë shumë e vështirë. Fakti që është e vështirë, nuk do të thotë se është e pamundur. E rëndësishme është të jeni të vendosur dhe të përkushtuar. Më poshtë do të lexoni disa mënyra se si ju mund të arrini të lini punën dhe shqetësimet e saj jashtë jetës tuaj personale dhe familjare.

Punën e sotme mos e lër pas dore

Punën e sotme mos e lër për nesër. Nëse deri në përfundim të ditës ju duhet të mbyllni disa gjëra, atëherë zgjidhni të bëni ata të cilat janë më të rëndësishme. Mos e shmangni punën e rëndësisme për nesër. Nesër ju ndoshta mund të duhet të bëni një punë shumë të rëndësishme, e cila ju del e pa planifikuar. “Vendet e organizuara të punës janë vende prodhuese,” thotë Henry Stewart. Ju mund të telefononi dikë jashtë orarit të punës shumë rrallë sepse ndoshta me të vërtetë është e nevojshme. Por edhe pse është ugjente jo domosdoshmërisht është e nevojshme. Shumë njerëz nuk priren të punojnë jashtë orës së punës. “Nëse detyra nuk është mjaft e lehtë për t’u përfunduar brenda gjysmës së orëve që kaloni në zyrë, atëherë bëni një plan pune që  në mëngjes dhe gjërat do të shkojnë siç duhet.

Përcaktoni kufijtë tuaj

Ju ndoshta nuk do të mund të mbyllni të gjitha punët, por edhe puna duhet ta ketë një pikë përfundimi. Jepni maksimumin tuaj çdo ditë dhe mos u stepni nga fakti që ju mund të gaboni. Ju duhet të ripërcaktoni gradualisht kufijtë tuaj në kuptimin e asaj që ju nevojitet në mënyrë që të keni një pushim mendor dhe t’i thoni vetes që meritoni të relaksoheni.

Gëzoni jetën tuaj jashtë punës

Ndarja e jetës tuaj të punës dhe kohës së lirë është thelbësore për një shëndet më të mirë psikologjik, mendor dhe fizik. Përqëndrimi në përvojat krijuese përmes kohës së lirë dhe hobive luan një rol të madh në lehtësimin e stresit, përmirësimin e shëndetit dhe përgjithësisht duke na bërë njerëz më të lumtur dhe punëtorë.

Rutina është pjesë e pandashme e juaja

Gjeni kohë për t’u çlodhur duke bërë gjëra të thjeshta si për shembull një dush, ose qëndroni në ajër të pastër. Të gjitha këto i thonë mendjes që është momenti për t’u çlodhur. “Të gjithë kemi nevojë për t’u çlodhur, për të qenë më produktivë dhe në përvojën time, idetë më të mira nuk lindin brenda në zyrë” – thotë Stewart. Lexoni një libër, bëni një shëtitje me qenin, gjithçka që keni nevojë për të çlodhur mendjen dhe trupin. Dhe, nëse kaloni kohë me njerëzit e familjes, jini të pranishëm dhe përpiquni të mos flisni për punën”.

Distancohuni nga teknologjia

Distancimi nga teknologjia mund t’ju bëjë të mundur të gjeni qetësi në mendjen tuaj dhe tek vetja juaj. Mbajini larg pajisjet elektronike  kur nuk jeni në punë, vetëm nëse është diçka urgjente përqëndrohuni në to. Në të kundërt prisni deri ditën e nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat