E çuditshme: Gjendet një peshk me fytyrë të njeriut - Bota Sot
E çuditshme: Gjendet një peshk me fytyrë të njeriut

Ndryshe

E çuditshme: Gjendet një peshk me fytyrë të njeriut

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 00:30
Pamje nga video

E frikshme kur të shihni fytyrën e peshkut që ngjason me një fytyrë të njeriut.

Përdoruesit e internetit kanë mbetur të habitur kur e kanë parë një video të një peshku me fytyrë të njeriut duke notuar në një liqen në Kinë.

Kur themi ‘karakteristika të njeriut’, nuk nënkuptoj veshët, flokët, fatkeqësisht. Nëse do të ishte ashtu atëherë do të kishim të bëjmë me një sirenë.

Por, ky ishte një peshk, me fytyrë të njeriut, me rreth të zi të syve, më dy bira në hundë dhe me një iluzion të buzëve të njeriut.

Po ashtu, përveç këtyre karakteristikave që posedonte, peshku i çuditshëm kishte edhe si një lloj ure rreth syve që dukej si ballë, dhe anash si vesh.

Peshku është parë nga një grua në Kinë, e cila ishte vizitore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat