Duhen ende dhe pak javë, por ky vend ka ndezur pemën e parë të Krishtlindjeve për këtë vit

Ndryshe

Duhen ende dhe pak javë, por ky vend ka ndezur pemën e parë të Krishtlindjeve për këtë vit

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 06:55
Në Greqi është ndezur pema e Krishtlindjeve

Në fshatin Taxiarchis, të Halkidikisë, në Greqi është ndezur pema e Krishtlindjeve, e para në të gjithë botën për këtë vit.

Pema u ndez me qëllim festimin ditën e nesërme të festës së Shenjtorëve të fshatit, Saints Archangels.

Një numër i madh i banorëve dhe vizitorëve, të të gjitha moshave, shikuan dritat e bredhit me gjatësi 12 metra, të cilat zbukurojnë sheshin e fshatit.

Ky vend ka ndezur pemën e parë të Krishtlindjeve për këtë vit on Vidnews.

Më pas banorët patën mundësinë të shijojnë pasta dhe verë. Taxiarchis Chalkidiki është një fshat malor që është aktiv në kultivimin dhe shitjen e bredhit dhe ka 70% të pemëve të Krishtlindjeve në dispozicion për tregun grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat