Milioneri kinez ofron 65 milionë dollarë për të martuar vajzën lezbike

Ndryshe

Milioneri kinez ofron 65 milionë dollarë për të martuar vajzën lezbike

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 08:14
Vajza e Cecil Chao

Cecil Chao, një milioner kinez 76-vjeçar, nuk arrin ta përballojë faktin se e bija është lezbike.

Për të shmangur skandalin dhe thashethemet ai ka ofruar 65 milionë dollarë për këdo që do të pranojë të martohet me të.

Thuhet se e bija, 33-vjeçare, është martuar kohët e fundit me të dashurën e saj, pas një bashkëjetese 7-vjeçare.

Por Chao ka përgënjeshtruar një fakt të tillë dhe për ta treguar ka vënë një “pajë” të majme për burrin që do të martohet me të.

Në Hong Kong nuk lejohen martesat mes homoseksualëve.

Shoqëria është shumë konservatore dhe vetëm në vitin 1991 u arrit që homoseksualizmi të mos konsiderohej vepër penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat