Shkencëtarët nga Britania dhe Kina kanë zhvilluar një mënyrë të lirë për të prodhuar brirë të rremë të rinoqerontëve, në përpjekje për të përmbytur tregun e paligjshëm.
Studiuesit e Universitetit të Oksfordit dhe Universitetit Fudan në Shanghai, thonë se brirët e rremë bëhen nga qimet e kuajve.
Brirët e rinoqerontëve janë shumë të shtrenjtë dhe ka një kërkesë të lartë në tregun e zi, dhe shkencëtarët shpresojnë se brirët e rremë do të "ngatërrojnë tregun e paligjshëm".
Por, organizata Save the Rhino paralajmëron se brirët e rremë madje mund të inkurajojnë tregtinë. Ata theksojnë se është shumë më e rëndësishme të përqendrohet në masat kundër gjuetarëve të këtyre kafshëve që janë në zhdukje dhe përpjekjet për të zvogëluar kërkesën për brirët e rinoqerontëve.
Kërkesa më e lartë është në Kinë, ku brirët e rinoqerontëve konsiderohen afrodiziak në mjekësinë tradicionale.