Qeni me bisht në ballë, fotot po bëjnë xhiro në internet

Ndryshe

Qeni me bisht në ballë, fotot po bëjnë xhiro në internet

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 06:48
Pamje nga video

Një qen, të cilit po i rritet një bisht i dytë në ballë, është shpëtuar në  rrugët e Misurit, në SHBA.

Sipas “Daily Mail”, qeni u morë që prej dhjetë javësh nga rruga, në një operacion shpëtimi i specializuar për t’i ardhur në ndihmë qenve me nevoja të veçanta.

“Ai është fjalë për fjalë gjëja më magjike që kemi parë ndonjë herë dhe jam kaq e lumtur që e shpëtuam”, tha Rochelle Steffen, themeluesja e qendrës.

Sipas saj, bishti në ballin e qenushit mund të shpjegohet me faktin se ai mund të ketë pasur një binjak, i cili nuk u zhvillua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat