Kur ishte foshnje e hodhën në kontejner, sot drejton kompaninë multi-milionëshe - Bota Sot
Kur ishte foshnje e hodhën në kontejner, sot drejton kompaninë multi-milionëshe

Ndryshe

Kur ishte foshnje e hodhën në kontejner, sot drejton kompaninë multi-milionëshe

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 18:02
Freddie Figgers

Emri i Freddie Figgers është një nga më të përmendurit në rrjetet sociale për faktin se nëna e tij e la atë si foshnje në një kontejner bërlloku dhe tani është në krye të një kompanie me vlerë 62 milionë dollarë.

Ai u lind në Florida dhe nëna e tij e braktisi menjëherë pas lindjes, dhe u birësua nga Nathan dhe Betty Figgers kur kishte vetëm dy ditë.

Freddie është një novator, më saktësisht themeluesi dhe kryeshefi ekzekutiv i Figgers Communication, dhe ka qenë i përfshirë në teknologji që nga fëmijëria.

Përkatësisht, sipas Bored Panda, Fredi riparoi kompjuterin e tij të parë në moshën nëntë vjeç, punoi si teknik kompjuteri kur ishte 12-vjeç, dhe tre vjet më vonë themeloi kompaninë e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat