Gruaja që thotë se konsumimi i marihuanës e bënë atë një nënë shumë më të mirë

Ndryshe

Gruaja që thotë se konsumimi i marihuanës e bënë atë një nënë shumë më të mirë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Një nënë e re nga Kanada është hapur se si përdorimi i kanabisit e ka ndihmuar atë që të jetë një ‘nënë më e mirë’ për dy fëmijët e saj të vegjël.

Caitlin Fladager, 23 vjeçe, beson se marihuana e lejon atë të zgjohet e pushuar dhe me një mendje më të pastër.

Po ashtu ajo ka vërejtur edhe përfitime në shëndetin mendor të saj, e cila pretendon se ka vuajtur nga depresioni dhe ankthi pothuajse në të gjithë jetën e saj, raporton “Unilad”.

Tani, shkrimtarja e shëndetin mendor është duke tentuar të i thyej stigmat sa i përket nënave të cilat relaksohen duke pirë marihuana.

Ajo ka arritur të i ketë rreth 286 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram e cila edhe poston foto të shumta rreth kësaj ku shkruan:

Po, kam dy fëmijë. Dhe po unë konsumojë marihuanë çdo ditë. Askujt nuk i duket e çuditshme kur një nënë pinë alkool pasi që fëmijët e saj bien në gjumë. Por, kur një nënë pinë marihuanë bëhet shumë shokuese dhe e madhe.

Nënat të cilat konsumojnë marihuanë nuk janë nëna të këqija

Unë flas për këtë gjë për sjell vetëdije. Mendoj që njerëzit nuk flasin shumë për këtë gjë. Marihuana më ka ndihmuar shumë, e sidomos kur vjen puna e të qenit nënë.

Unë nuk kam qenë gjithmonë e durueshme me fëmijët e mij. Marihuana më bënë një nënë më të mirë.

Është normale të konsumohet marihuanë pasi fëmijët bien në gjumë. Është normale të pihet për të luftuar ankthin. Për mua ka qenë shumë më mirë kur kam filluar të konsumojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat