Djaloshi dyvjeçar mbeti pa vetëdije pasi e përtypi çamçakëzin me nikotinë të nënës

Ndryshe

Djaloshi dyvjeçar mbeti pa vetëdije pasi e përtypi çamçakëzin me nikotinë të nënës

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 08:45
Tommy

Një djalë dyvjeçar nga Uellsi mbeti pa ndjenja disa minuta pasi e përtypi një çamçakëz me nikotinë, të cilin nëna e tij e kishte lënë në një dollap.

Sophie Balint nga Port Talbot i Uellsit rrëfeu për tmerrin që e përjetoi pasi u detyrua ta dërgojë djalin në spital. Ajo dëshiron t’i paralajmërojë prindërit e tjerë për rrezikun që e paraqesin për fëmijët prodhimet që përmbajnë nikotinë.

Nëna 23-vjeçare tha se djali i saj, Tommy, dy vjeç, dhe vëllai i tij i madh, Ozzy, katër vjeç, e kishin gjetur çamçakëzin e rrezikshëm kur ajo ishte duke e rregulluar shtëpinë.

Pasi ia kishte nxjerrë çamçakëzin nga goja, ajo tha se djaloshi i vogël filloi të djersitej dhe të villte para se t’i humbte vetëdija tërësisht, shkruan “Daily Mail”.

“Ishim duke e dekoruar shtëpinë në shtëpinë e nënës dhe djemtë shkuan në dhomën e gjumit. Ata sigurisht kanë menduar se e kanë gjetur një çamçakëz të zakonshëm”, tha nëna e shqetësuar.

“Pas pesë minutave u sëmur dhe pas 20 minutave u shtri në dysheme pa ndjenja. Nuk mund t’i mbante duart lart dhe sytë i rrotulloheshin”, shtoi ajo.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë, sasia e madhe e nikotinës mund t’ua rrezikojë jetën fëmijëve. Simptomat e helmimit me nikotinë janë vjellja, djersitja, dridhja e trupit, alivanosja, përgjumja dhe konfuzioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat