Zjarrfikësit super-heronj: Ja çfarë kanë bërë për nusen

Ndryshe

Zjarrfikësit super-heronj: Ja çfarë kanë bërë për nusen

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 10:46
Zjarrfikësit super-heronj: Ja çfarë kanë bërë për nusen

Një nuse, e cila për pak sa humbi dasmën e saj për shkak të trafikut, u dërgua me kohë nga një ekip zjarrfikësish, të cilët e shoqëruan deri në vendin ku po mbahej eventi me kamionin e tyre.

Në mars, zjarrëfikësit e Los Angeles, SHBA, ishin prezent në një aksident me veturë që bllokoi dy korsitë e autostradës ‘Topanga Canyon Boulevord’, kur takuan Julie Gorman.

Gorman dhe shoqërueset e saj po ecnin trotuarit, duke mbajtur fustanet e njëra tjetrës, në mënyrë që të mos bëheshin me baltë. Kësisoj, ato pyetën zjarrfikësit nëse ata mund t’i dalin në ndihmë.

Gratë sqaruan se limuzina e tyre ishte e bllokuar në trafik dhe se do vonoheshin për dasmën e Julie me burrin e saj tani Geof Gorman.

Nusja dhe shoqëruesja e nuseve u ftuan në kamionin e zjarrfikësve, të cilët më pas i përcjellën deri në vendin ku po mbahej dasma.

Disa javë pas ceremonisë, Julie u dërgoi zjarrfikësve një foto e cila pozonte së bashku me ta në ditën e martesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat