Shkencëtarët: Merrni në zyrë qenin tuaj për këto arsye

Ndryshe

Shkencëtarët: Merrni në zyrë qenin tuaj për këto arsye

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 20:30
Ilustrim

Kafshët shtëpiake i bëjnë pronarët e tyre më të lumtur, pasi ata e ndajnë jetën me ta për disa vite. E vetmja kohë kur duhet të jenë larg kafshëve, është kur pronarët duhet të largohen nga shtëpia për në punë. Mirëpo, nga një studim i fundit që është bërë, është arritur në përfundimin se kafshët ndikojnë edhe në lumturinë e punonjësve të kompanive të ndryshme. Madje, shumë kompani i kanë hapur dyert e tyre për kafshët, në mënyrë që punonjësit të kenë rezultate të shkëlqyera.

Bright Side na tregon pse duhet të merrni me vete mikun tuaj besnik në zyrë:

Ata ulin stresin

Kur shkruajmë për një mjedis stresues, me shumë ju shkon në mendje zyra ku punoni. Mirëpo, ky studim ka treguar se të kesh një qen në zyrë ul ndjeshëm nivelin e kortizolit, hormonit të stresit. Pavarësisht nëse qeni është i juaji, ose i gjithë stafit, efekti është i njëjtë. Në studim, punonjësit që ishin afër kafshëve shtëpiake të tyre gjatë gjithë ditës paraqisnin nivele më të ulëta të kortizolit në fund të ditës së punës, sesa ata që nuk kishin asnjë kontakt me ndonjë kafshë, edhe pse disa nga ata kishin një kafshë shtëpiake që i priste në shtëpi. Kjo është arsyeja pse studiuesit arritën në përfundimin se efekti pozitiv ishte më i fuqishëm kur kafsha ishte afër punonjësit.

Rrisin produktivitetin

Edhe pse njerëzit mund të mendojnë ndryshe, këto shpërqëndrime të vogla përmirësojnë gjendjen tonë shpirtërore, duke na inkurajuar për të performuar sa më mirë në punë. Një pushim i vogël me qenin në punë, mund t’ju rrisë krijimtarinë dhe gjithashtu mund të përmirësojë shendetin e përgjithsshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat