Mister në fshat, banorët gjejnë herë pas here para në rrugë

Ndryshe

Mister në fshat, banorët gjejnë herë pas here para në rrugë

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 06:54
Blackhall Colliery

Që prej vitit 2014, banorët e fshatit Blackhall Colliery në Angli gjejnë dollarë të hedhur në rrugë dhe i çojnë më pas në polici.

Pako prej 2 mijë paundësh, shumë prej të cilave në prerje njëzetëshe, janë vendosur në zona të ndryshme të fshatit.

Të hënën është gjetur një tjetër pako, thonë banorët, të cilët nuk po e kuptojnë dot këtë fenomen të çuditshëm.

“Ende e mendoj se sa i mrekullueshëm është që ky fshat prej 5 mijë banorësh ka kaq shumë njerëz të ndershëm. Instikti i tyre i parë është që shkojnë drejt e tek rajoni i policisë dhe që paratë t’u kthehen personave që mund t’i kenë humbur”, thotë policia.

Një hetim për të zbuluar burimin e parave zhvillohet prej vitesh, por deri më tani pa ndonjë rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat