Blerta Zeqiri flet për dekoratën që ia dha Franca

Ndryshe

Blerta Zeqiri flet për dekoratën që ia dha Franca

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 14:53
Blerta Zeqiri

Regjisorja Blerta Zeqiri ka thënë se nuk priste që të dekorohej nga shteti francez si kalorëse e ‘Urdhrit të Arteve dhe Letrave’, derisa është ndalur edhe te procesi gjyqësor të cilin e ka fituar ndaj Blerim Gjocit, për të cilin thotë se donte t’i përvetësonte çmimet.

Filmat e saj janë vlerësuar për zërin unik, origjinal dhe të fuqishëm.

Regjisorja e njohur ishte e ftuara e radhës në emisionin “Cult” në KosovaPress, ku tha se kjo dekoratë është shumë e rëndësishme për të dhe se nuk e kishte pritur.

Zeqiri: S’kam besu që mund të fitoj dekoratën në Francë

“Vitin e kaluar Ambasada e Francës më ftoi dhe kishte dëshirë me më nominu për këtë çmim në shtetin francez. Me të thënë të drejtën unë shkova sepse nuk doja me ua prishë qefin, por nuk ma merrke mendja që mundem me e fitu këtë çmim, sepse është një dekoratë shumë e rëndësishme, rrallë kush e merr, kështu që me thënë të drejtën i kam bërë të gjitha procedurat për mos me ua prish ambasadës, pasi unë kam një lidhje shpirtërore shumë të madhe me Francën, sepse atje i kam kry studimet dhe kam qenë si refugjate”, tha ajo.

Blerta së fundi ka fituar betejën gjyqësore ndaj “Nine Eleven”, për filmin e shkurtër “Kthimi”.

Në atë kohë “Nine Eleven” udhëhiqej nga Blerim Gjoci, i cili më pas paditi regjisoren nga e cila kërkonte që ta njihte të drejtën e tyre të autorësisë.

Zeqiri: Blerim Gjoci donte t’i përvetësonte çmimet

 “Ajo që ndodhi është që drejtori i “Nine Eleven”, i cili shënohet si producent nëpër filma të cilët prodhohen në “Nine Eleven”, Blerim Gjoci, ai filloj me pas apetite tjera dhe donte që çmimet të cilat festivalet ia jepnin filmit, e që për film të shkurtë ato çmime gjithmonë festivalet ia japin regjisorit të filmit, duke e nominu atë si autorë të filmit, ai donte me i përvetësuar, dhe meqë nuk ia dhashë çmimet me vetëdëshirë, ai më paditi për me ia dhanë çmimet dhe për me ia njoftë autorësinë festivalit, që e cila është krejtësisht e pakuptimtë për mua dhe për krejt senet. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua emocionalisht, sidomos për faktin që krejt kjo ndodhke prej personit i cili ishte në krye të shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të autorit”, tha ajo.

Ndryshe, regjisorja e njohur dikur edhe këndonte, madje ka pasur talentë për rap.

Ndonëse u largua kohë më parë nga muzika, Blerta tregon se i mungon dhe po planifikon të rikthehet.

Zeqiri: Ia kam nis punës rreth një kënge

 “Ja kam fillu para disa kohe me punu në një musical, cili ndoshta do të bëhet së shpejti, të shohim nuk e di se kur i bjen momenti me u realizu, mirëpo thjesht kisha dëshirë me e bashkëdyzu dashurinë që e kam për filmin dhe dashurinë që kam për muzikën, në një film me muzikë”, tha Zeqiri.

Blerta synon që përmes muzikës ta ngris zërin për gratë, pasi thotë se ndonjëherë grave iu ndalet rruga për disa gjëra.

Zeqiri:Po dua t’i këndoj grave

 “Në muzikë po që se kthehem do të kthehem goxha ndryshe, po mendoj krejt diçka tejet sepse e shoh, muzikën çfarë unë muj me e bo duhet të jetë një formë e artit pak ma komplete dhe më komplekse, që t’i ketë të gjitha të kombinume me klipe, me çka flet e me çka thotë. Do të thotë ajo për të cilën po dua me fol dhe po kam dëshirë me e ngrit zërin do të jenë gjërat të cilat më interesojnë shumë, dhe më duket se nganjëherë si grua të ndalet rruga për disa gjëra të caktuara, kështu që po kam dëshirë me iu këndu grave”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat