Nëna përdor radiatorin për rregullimin e flokëve, ‘triku’ që kursen energjinë elektrike!
Një nënë ka humbur figaron e flokëve, dhe këtë e kuptoi pikërisht natën kur ishte ftuar në një aheng.
Emily Kendall, 22 vjeç, nga Lancashire, para disa ditëve paralajmëroi djalin e saj 2 vjeçar që mos ta prek radiatorin e nxehtë pasi që mund të lëndohej, shkruan Daily Mail.
Asaj i lindi ideja që flokët e saj mund t’i rregullonte pikërisht me anë të radiatorit.
Tanimë ajo beson se ‘triku’ që e bëri është shumë më i përshtatshëm dhe e kursen poashtu energjinë elektrike.